wrapper

Në javën e fundit të muajit prill Departamenti i Kurseve të Kulturës Islame pranë AIITC ndërmori nismën për pastrimin e mjedisit, me moton "Pastërtia është Gjysma e Besimit". Me pjesëmarrjen e mësuesve të kulturës islame dhe nxënësve të tyre në qytetin e Kavajës u realizua faza e parë e kësaj nisme, në në formën e një fushate sensibilizuese, për të treguar pozitën e lartë dhe rëndësinë që zë pastërtia në Islam.

Feja islame i ka kushtuar një rëndësi të veçante pastërtisë, në dimensionin e saj shpirtëror dhe atë fizik. Kjo shprehet më së miri përmes thënies profetike se pastërtia është gjysma e besimit. Në kurset e kulturës islame që Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam mbështet në qendra të ndryshme të vendit, parimet e pastërtisë morale, shpirtërore e rituale zënë vend qendror të kurrikulës së tyre mësimore.

Me qëllimin që këto parime të nguliten në mendjet dhe sjelljet e nxënësve, kurrikula e kurseve parashikon edhe zhvillimin e një sërë aktivitetesh, ku kursantët praktikojnë pastrimin ritual, pastrimin e mjedisit ku mësojnë, pastrimin e xhamisë ku falen dhe pastrimin e ambienteve publike ku jetojnë. Në këtë kontekst, nxënësit e kurseve të kulturës islame në qytetin e Kavajës nisën fushatën ndërgjegjësuese për rëndësinë e pastërtisë, duke bërë një shëtitje me biçikletë në qytet.

Të veshur me bluza të bardha ku shkruhej thënia profetike "Pastërtia është gjysma e besimit", nxënësit zgjodhën biçikletën si mjetin e tyre lëvizës, për të dhënë mesazhin e mbrojtjes së mjedisit nga ndotja dhe pluhuri që vijnë prej lëvizjes me automjete. Xhiroja nisi në qendër të qytetit dhe vijoi në çdo rrugë të tij për rreth dy orë.

Gjatë saj pjesëmarrësit u shpërndanë qytetarëve fletushka që flasin për rëndësinë e pastërtisë në aspektin praktik dhe atë fetar. Në përfundim të xhiros, mësuesit e kurseve së bashku me nxënësit e tyre u mblodhën për të hartuar planin e pastrimit të territorit, i cili do të nisë të zbatohet në javët në vijim, me shpresën që të tërheqin sa më shumë vullnetarë në këtë veprimtari në dobi të komunitetit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

 

For using special positions

Special positions is: sticky_left, stickey_right, notice, tool_bottom. You can use them for any module type. And to use, please go to Module Manager config your module to your desired postion.

You can disable by:

  • Go to Administrator » Template Manager » Your_Template » Tab: Advanced » Use special positions » select: No for all special positions
  • Go to Administrator » Module magager » Your_Module(by postion: sticky_left/stickey_right/notice/tool_bottom) » Status: Unpublish for that module

For customize module in special position

The solution is used Module Class Suffix. You can customize button, module content follow Module Class Suffix

Ex: Module Class Suffix: bg-white @bullhorn then:
- Class of buttom is 'icon-bullhorn'. If without @... the default is 'icon-pushpin'. You can find the full icons of usage at Font Awesome  
- Class of module is 'bg-white'

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family