wrapper

Situata e trazuar në rajone të ndryshme të botës islame dhe më gjerë, ka nxitur shumë prej elitave intelektuale dhe dijetarëve të këtyre vendeve që të ndërmarrin nisma për vendosjen e qetësisë dhe të stabilitetit në këto vende. Një nga iniciativat kryesore në këtë drejtim është "Forumi për promovimin e paqes në shoqëritë muslimane", i themeluar në vitin 2014 nga një grup prej 250 dijetarësh dhe mendimtarësh muslimanë nga vende të ndryshme të botës, me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Forumi me bazë në kryeqytetin e EBA, Abu Dhabi, prihet nga parimi se vendosja e paqes brenda shoqërive muslimane është mënyra më e mirë për të siguruar prosperitetin e shteteve të tyre dhe më gjerë.

Në datat 28 – 30 prill 2015, Forumi zhvilloi në Abu Dhabi takimin e tij të dytë. Tematika e këtij takimi ishte rreth kontributeve islame në paqen globale. Në sesionet e zhvilluara gjatë tre ditëve referuan mbi 60 mendimtarë dhe studiues nga bota islame, si: Shejhu i Ez'herit Ahmed Tajjib, dijetari i shquar Abdullah Bin Bayyah etj.

Ata prezantuan studime të thelluara mbi çështje të ndryshme që kanë lidhje me tematikën, si: "Gjeografia e krizave në shoqëritë islame", "Orientimi i koncepteve të lidhura me promovimin e paqes", "Paqja në Islam: argumentimi teorik, praktika dhe perspektiva", "Roli i institucioneve arsimore islame në forcimin e paqes në shoqëritë islame", "Paqja dhe Islami me syrin e shoqërive perëndimore" etj. Në përfundim të takimit, Forumi akordoi Çmimin "Hasan Bin Ali për Paqe" për mendimtarin islam nga India Mawlana Wahid Khan.

Në sesionin e dytë të këtij takimi mori pjesë edhe drejtori i Institutit Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Dr. Ramiz Zekaj. Në përfundim të sesionit ai dha një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Emirateve (ENA), ku vlerësoi përpjekjet e EBA për vendosjen e paqes. Ai tha se EBA janë shembull reference për këdo që dëshiron të paraqesë një model të qytetëruar islam ku të gjithë bashkëjetojnë në siguri e paqe dhe ku secili e gjen lirinë për të praktikuar punën e tij, biznesin dhe fenë tij.

Ai theksoi rëndësinë e mbajtjes së një forumi për promovimin e paqes në shoqëritë muslimane në kohë trazirash dhe konfliktesh, për transmetimin e mesazhit të fesë së pastër islame ndaj popujve të botës, mesazh i cili bën thirrje për paqe që prej fillimit të profecisë dhe thekson përdorimin e zgjidhjeve paqësore në çdo kohë dhe vend.

Mes të tjerash, Dr. Zekaj tha se Emiratet e Bashkuara Arabe me organizimin e këtij forumi të rëndësishëm botëror, i cili përfshin 350 personalitete prej dijetarëve, mendimtarëve, studiuesve, shkrimtarëve dhe gazetarëve më të shquar në botën islame, paraqet një kontribut të madh për përpjekjet dhe iniciativat e tyre të vazhdueshme për të arritur sigurinë dhe paqen.

Ai vuri në dukje se nisja e çmimit "Imam Hasan bin Ali për paqe" është një nderim i kësaj bote, i cili do ketë ndikim në nxitjen e punëve që lidhen me kulturën, shkencen, paqen dhe përmirësimin e shoqërisë dhe inkurajimin për bamirësi në shërbim të njerëzve.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

 

For using special positions

Special positions is: sticky_left, stickey_right, notice, tool_bottom. You can use them for any module type. And to use, please go to Module Manager config your module to your desired postion.

You can disable by:

  • Go to Administrator » Template Manager » Your_Template » Tab: Advanced » Use special positions » select: No for all special positions
  • Go to Administrator » Module magager » Your_Module(by postion: sticky_left/stickey_right/notice/tool_bottom) » Status: Unpublish for that module

For customize module in special position

The solution is used Module Class Suffix. You can customize button, module content follow Module Class Suffix

Ex: Module Class Suffix: bg-white @bullhorn then:
- Class of buttom is 'icon-bullhorn'. If without @... the default is 'icon-pushpin'. You can find the full icons of usage at Font Awesome  
- Class of module is 'bg-white'

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family