wrapper

Në datat 24-26 maj 2013, pjesëmarrës nga e gjithë Kosova dhe bota u mblodhën në Pejë të Kosovës me rastin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit, ku zhvilloi punimet Konferenca Ndërkombëtare Ndërfetare, e cila bashkoi përfaqësues të feve kryesore në rajon dhe të Komunitetit Ndërfetar Ndërkombëtar.



I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Dr.Ramiz Zekaj, Drejtor i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam.Organizimi i kësaj konference u cilësua nga të pranishmit si ngjarja më e madhe e këtij lloji që zhvillohet në Kosovë dhe rajon. Në konferencë u shqyrtua rëndësia e fesë në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Në fokus të kësaj ishte, gjithashtu, e ardhmja e dialogut ndërfetar, ku mbi 160 liderë fetarë, udhëheqës të komuniteteve dhe ekspertë nga 42 shtete diskutuan për pajtimin dhe se si feja mund të jetë një forcë bashkuese, në nivelin rajonal dhe global.

Konferenca ndërfetare u hap nga Presidentja e Kosovës, Znj.Atifete Jahjaga e cila ndër të tjera tha: "Kosova ka një traditë unike të tolerancës ndërfetare. Kjo traditë shprehet në vlerat arkitektonike, në trashëgiminë tonë kulturore, në objektet e kultit dhe është një testament dëshmues i jetesës sonë të përbashkët përgjatë shekujve. Ne jemi duke ndërtuar një shoqëri multikulturore, një shtet të fortë dhe prosperues, për secilin qytetar të vendit tonë, një popull i cili fetë i konsideron si pasurinë më të madhe dhe ku liria fetare është vlera jonë kryesore".

Prijës fetarë nga të gjitha komunitetet fetare folën, gjithashtu, në hapjen e Konferencës Ndërfetare.
Myftiu Naim Tërnava nga Bashkësia Islame e Kosovës tha: "Bashkësia Islame e Kosovës e sheh dialogun reciprok si alternativën e vetme, pavarësisht besimeve. Kemi më shumë të përbashkëta sesa pika që na ndajnë. Nëpërmjet dialogut dhe tolerancës ne pranojmë unitetin e fesë. Ky është një rrugëtim i cili na shpie drejt vëllazërisë së përbashkët. Dhuratat më të mëdha që brezi i sotëm mund t'u japë fëmijëve janë toleranca dhe pajtimi. Ky është virtyti më i lartë i të gjitha feve."

Ai shtoi: "Duhet të lëvizim nga toleranca drejt bashkëpunimit, dhe nga marrëveshjet e deri te zbatimi. Kjo është shumë e rëndësishme për një klimë të besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në shtetin tonë."
Peshkopi Teodosije i Kishës Ortodokse Serbe dhe Peshkopi i Rashkës-Prizrenit tha:
"Pas sfidës së rëndë të konfliktit të armatosur të vitit 1999, së bashku me prijës të tjerë fetarë në Kosovë, krijuam një lidhje të vërtetë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Si prijës fetarë, mirëkuptimi dhe toleranca është përgjegjësia jonë për brezat e ardhshëm."

Përfaqësuesi Katolik i Administratës Apostolike të Kosovës Dodë Gjergji, tha:
Misioni ynë është që ta shndërrojmë botën në një vend më të mirë për njerëzimin. Një besimtar i ofrohet dashurisë hyjnore për t'u bashkuar me vëllezërit dhe motrat e tij. Dialogu është dashuri. Diversiteti në Kosovë është një pasuri që duhet të shfrytëzohet me përgjegjësi për të krijuar një mozaik për të ardhmen duke hapur zemrat për një dialog të hapur midis komuniteteve."

Kryetari i Komunitetit Hebraik të Kosovës, Votim Demiri, tha:
"Beteja për tolerancë dhe bashkëjetesë është një detyrë për të gjithë ne; dështimi për të pranuar njëri-tjetrin krijon armiqësi." Ditën e hapjes së punimeve të kësaj konference, përfaqësuesit morën pjesë në darkën e organizuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, Shkëlqesia e Tij ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, dhe ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff.

Dita e dytë e konferencës u hap nga z.Donald Reeves, themelues i organizatës "Soul of Europe", i cili theksoi se për të arritur paqen nuk mjaftojnë bisedat me miqtë, por është i domosdoshëm edhe komunikimi me armiqtë. Ai kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit të shkëmbejnë njohuritë e tyre dhe t'u japin një mesazh të vetëm brezave të ardhshëm. Këto mesazhe do të mblidhen dhe do të botohen në një libër, që do t'u dërgohet pjesëmarrësve të konferencës, por edhe aktorëve të tjerë.

Në një video-mesazh, Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe dhe themelues i Fondacionit të Besimit "Tony Blair", u shpreh se besimi mund të jetë një forcë pozitive. Theksi i mesazhit të tij të dhënë në konferencë ishte për të shtuar njohuritë për fenë, të cilat janë thelbësore për respektin dhe mirëkuptimin mes feve.

Gjatë seancave dhe paneleve që pasuan në vazhdim, pati diskutime dinamike ku pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat e tyre mbi një varg temash, duke përfshirë teoritë dhe praktikat e dialogut; dialogun në hapësirën publike dhe në hapësirën e përbashkët, etj.

Pas mbarimit të konferencës, mysafirët e ardhur nga jashtë vizituan muzeun e Pejës, si dhe objektet fetare të tre besimeve kryesore në këtë qytet.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

 

For using special positions

Special positions is: sticky_left, stickey_right, notice, tool_bottom. You can use them for any module type. And to use, please go to Module Manager config your module to your desired postion.

You can disable by:

  • Go to Administrator » Template Manager » Your_Template » Tab: Advanced » Use special positions » select: No for all special positions
  • Go to Administrator » Module magager » Your_Module(by postion: sticky_left/stickey_right/notice/tool_bottom) » Status: Unpublish for that module

For customize module in special position

The solution is used Module Class Suffix. You can customize button, module content follow Module Class Suffix

Ex: Module Class Suffix: bg-white @bullhorn then:
- Class of buttom is 'icon-bullhorn'. If without @... the default is 'icon-pushpin'. You can find the full icons of usage at Font Awesome  
- Class of module is 'bg-white'

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family