wrapper

Kampi Veror "Shqipëri 2014", i cili zhvillohet prej datës 2 gusht 2014 në mjediset e Qendrës Kulturore "Mileniumi", sot mbylli me sukses veprimtaritë e tij. Për dy javë radhazi, 20 pjesëmarrës të moshës shkollore nga shtete të ndryshme patën kënaqësinë të kalojnë dy javë të mbushura me veprimtari të shumëllojshme edukative, sportive e zbavitëse.

Ishte ky kamp unik në llojin e vet, i organizuar nga AIITC në bashkëpunim me Zyrën për Këshillim dhe Turizëm Familjar pranë Shoqatës Kulturore "Gruaja". Ai mblodhi të rinj të moshave dhe shtetësive të ndryshme nga Shqipëria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Mali i Zi dhe Kosova, por që i bashkonte interesi për t'i shfrytëzuar sa më mirë pushimet verore dhe për ta mbushur kohën e tyre të lirë me veprimtari të dobishme për shpirtin, mendjen dhe trupin e tyre.

Do të mbeten të paharrueshme mbrëmjet ku bashkëbisedonin rreth vendeve dhe shoqërive nga vinin; takimet ku diskutonin për proverba dhe urtësi të ndryshme nga Kurani dhe Profeti Muhamed (a.s.); mëngjeset kur së bashku i drejtoheshin me falënderime dhe dashuri Krijuesit të tyre; orët kur garonin me njëri-tjetrin në not, futboll, pingpong e shumë veprimtari të tjera sportive; ditët e mbushura me vizita në vende dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë që nga Durrësi, Tirana, Kruja e deri në Shkodër, Tropojë, Valbonë, Sarandë etj.; përvojat e para ku panë me sytë e tyre dhe mësuan se si përgatitet një libër, si ruhet në bibliotekë dhe si bëhet një emision në radio; seminaret dhe leksionet e ndryshme me pedagogë, profesorë e mësues që u treguan gjëra të reja dhe u dhanë këshilla plot dobi.

Ndërsa ceremonia mbyllëse e Kampit u krye në Xhaminë me katër minare "Riza Bajrami", ku morën pjesë Zv. Drejtorja e Shoqatës Kulturore "Gruaja" Arieta Pelinku, Zv. Drejtori i AIITC Alban Kodra dhe imami i xhamisë z. Lauren Luli. Imami i përgëzoi kampistët për periudhën e bukur e të dobishme që kaluan, ndërkohë që shumë bashkëmoshatarë të tyre mund ta çojnë dëm në argëtime boshe kohën e tyre të pushimeve. Secili nga kampistët mori edhe një dëshmi për pjesëmarrjen e tij në Kamp.

Pas faljes së namazit të xhumasë dhe pas drekës të shtruar për të në Hotel-Restorant "Bleart", kampistët u kthyen në Qendrën "Mileniumi" dhe u përshëndetën me njëri-tjetrin për herë të fundit për këtë verë, me dëshirën që t'i mbajnë lidhjet dhe të takohen sërish verën e ardhshme, për të përjetuar edhe një herë një përvojë të tillë emocionuese.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

 

For using special positions

Special positions is: sticky_left, stickey_right, notice, tool_bottom. You can use them for any module type. And to use, please go to Module Manager config your module to your desired postion.

You can disable by:

  • Go to Administrator » Template Manager » Your_Template » Tab: Advanced » Use special positions » select: No for all special positions
  • Go to Administrator » Module magager » Your_Module(by postion: sticky_left/stickey_right/notice/tool_bottom) » Status: Unpublish for that module

For customize module in special position

The solution is used Module Class Suffix. You can customize button, module content follow Module Class Suffix

Ex: Module Class Suffix: bg-white @bullhorn then:
- Class of buttom is 'icon-bullhorn'. If without @... the default is 'icon-pushpin'. You can find the full icons of usage at Font Awesome  
- Class of module is 'bg-white'

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family