wrapper

Tiranë, 01.04.2014. Nën temën "Udhëzime për realizimin e moderuar të thirrjes në Islam në kushtet e reja socio-kulturore", Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) organizoi në mjediset e tij një seminar trajnues për mësuesit e kulturës islame ku moren pjesë të interesuar të kësaj fushe nga Tirana, Kavaja etj.

Seminarin e drejtuan didakti dhe ligjëruesi i mirënjohur islam, prof. Xhemal Balla dhe teologu Eduart Thartori.
Prof. Balla trajtoi disa çështje të rëndësishme që duhet të ketë parasysh mësuesi i besimit në një komunitetet i cili tashmë ka pasur shumë zhvillime socio-kulturore të panjohura më parë. Ai ndaloi në disa nga kriteret që duhet të plotësojë çdo mësues feje që të përcjellë në mënyrë sa më të mirë dhe efektive vlerat e besimit, moralit dhe të kulturës në shoqëri.

Disa nga çështjet që trajtuan ligjëruesit ishin:
1. Socializimi i mësuesve të fesë me komunitetin vendas, me qëllim qëndrimin pranë tyre me këshillat dhe orientimet e tij.
2. Përshtatja e ligjërimit fetar me problematikat e kohës dhe të aktualitetit.
3. Rrezatimi i një edukate dhe kulture të lartë që të ndikojë pozitivisht në komunitetin vendas etj...
Më pas, pjesëmarrësit zhvilluan diskutime të shumta dhe vlerësuan se zbatimi i orientimeve të seminarit do të kishte një impakt pozitiv në fushën e veprimtarisë së tyre. Në fund të seminarit pjesëmarrësve iu dhurua literaturë nga botimet më të fundit të AIITC.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

 

For using special positions

Special positions is: sticky_left, stickey_right, notice, tool_bottom. You can use them for any module type. And to use, please go to Module Manager config your module to your desired postion.

You can disable by:

  • Go to Administrator » Template Manager » Your_Template » Tab: Advanced » Use special positions » select: No for all special positions
  • Go to Administrator » Module magager » Your_Module(by postion: sticky_left/stickey_right/notice/tool_bottom) » Status: Unpublish for that module

For customize module in special position

The solution is used Module Class Suffix. You can customize button, module content follow Module Class Suffix

Ex: Module Class Suffix: bg-white @bullhorn then:
- Class of buttom is 'icon-bullhorn'. If without @... the default is 'icon-pushpin'. You can find the full icons of usage at Font Awesome  
- Class of module is 'bg-white'

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family