wrapper

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC), e ka bërë traditë tashmë botimin e veprave kryesore të literaturës islame në gjuhën shqipe, për të plotësuar sadopak nevojën e lexuesit shqiptar për njohjen e botëkuptimit dhe të praktikës fetare islame.

Me ardhjen e muajit të madhërishëm të Ramazanit, në kuadër të kësaj veprimtarie botuese AIITC risjell për lexuesin një botim të redaktuar të librit “Muhtesar Sahih el-Buhari”. Siç dihet, ky libër përfaqëson një nga thesaret më të çmuara të Traditës Profetike, sepse është përmbledhja më e mirë e thënieve autentike të Profetit Muhamed (Paqja qoftë me të!).

Ai njihet si burimi i dytë i shkrimeve islame, pas Kuranit të Madhërishëm, dhe është përmbledhje e shkurtuar e veprës “Sahih el-Buhari”, e mirënjohur botërisht nga studiuesit e fesë islame dhe më gjerë. Përmban 2230 hadithe autentike, që shërbejnë si referencë për studiuesit e Islamit, për studentët e fakulteteve teologjike dhe nxënësit e medreseve, si rregullator i jetës dhe i fesë së çdo besimtari musliman.

Botimi i parë, i cili doli në vitin 2009, pati sukses dhe pranim të gjerë në radhët e lexuesit shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Kjo bëri që në një periudhë të shkurtër të përfundojnë të gjitha kopjet e librit, pavarësisht përmasave të tij voluminoze. Prandaj, në vitin 2012 Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam nisi punën për të sjellë një botim tjetër, të përmirësuar.

Për të realizuar këtë projekt, AIITC bashkëpunoi me dy nga personalitetet më të shquara shqiptare në shkencën e hadithit, me dijetarin Mahmud Abdulkadir Arnauti, Drejtor i Qendrës Kulturore “Hoxha Abdulkadir Arnaut - Prishtinë” dhe dr. Sulejman Osmani, pedagog i hadithit pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Pas punës së dijetarit të njohur botërisht për aktivitetin e tij shumëvjeçar në recensimin, korrektimin dhe verifikimin e veprave të trashëgimisë fetare e kulturore islame, u bë e mundur që ky botim i ri të përmbajë një nga tekstet më të sakta, që përputhen plotësisht me librin origjinal të imam Zejnuddin Zebidit. Në dallim nga botimi i parë, haditheve në gjuhën arabe u është hequr vargu i transmetuesve. Njëherazi, teksti është pajisur me poshtëshënime dhe sqarime të shkruara nga dijetari i nderuar, të cilat shërbejnë për të zbardhur kuptimet e disa termave dhe fjalëve të rralla të përmendura në hadithe të caktuara.

Nga ana tjetër, Dr. Sulejman Osmani është kujdesur për përkthimin në shqip. Pas një pune disa mujore në krahasimin midis tekstit origjinal dhe tekstit të përkthyer, ai ka bërë shënimet dhe sugjerimet e tij, të cilat kanë ndikuar në rritjen e saktësisë së përkthimit.

Botimi i ri ka pësuar përmirësime edhe në aspektin grafik, pasi librit i është dhënë një format më i përshtatshëm, me një numër më të vogël faqesh. Tashmë “Muhtesar Sahih el-Buhari”, pas kësaj pune profesionale, është bërë më i lehtë dhe mund të përfitojë prej tij çdo lexues.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

 

For using special positions

Special positions is: sticky_left, stickey_right, notice, tool_bottom. You can use them for any module type. And to use, please go to Module Manager config your module to your desired postion.

You can disable by:

  • Go to Administrator » Template Manager » Your_Template » Tab: Advanced » Use special positions » select: No for all special positions
  • Go to Administrator » Module magager » Your_Module(by postion: sticky_left/stickey_right/notice/tool_bottom) » Status: Unpublish for that module

For customize module in special position

The solution is used Module Class Suffix. You can customize button, module content follow Module Class Suffix

Ex: Module Class Suffix: bg-white @bullhorn then:
- Class of buttom is 'icon-bullhorn'. If without @... the default is 'icon-pushpin'. You can find the full icons of usage at Font Awesome  
- Class of module is 'bg-white'

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family