wrapper

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam nëpërmjet revistës shkencore - kulturore "Univers" ndër vite ka botuar punime nga fusha e studimeve albanologjike dhe nga disiplina të ndryshme shkencore, të autorëve vendas dhe të huaj. Revista ka si qëllim që, përmes artikujve të saj, t'i ofrojë lexuesit informacion cilësor, hulumtime dhe analiza shkencore të përpunuara mirë. Në këtë vazhdë, në fillim të muajit maj 2015, doli në qarkullim numri 16 i revistës.

Në këtë numër kanë shkruar profesorë, akademikë dhe studiues të shquar si: prof. dr. Hamit Boriçi, prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, prof. dr. Mark Tirta, prof. dr. Arian Kadiu, prof. dr. Njazi Kazazi etj. Ai sjell një larmi trajtesash shkencore nga fusha e albanologjisë, filozofisë, sociologjisë dhe historisë. Krahas autorëve të mësipërm, revista i ka hapur faqet e saj edhe për studiues të tjerë, si: Dr. Nuridin Ahmeti, Ermir Nika, Dr. Rovena Vata, Genc Kastrati etj.

Në fokus të shkrimeve është gjuha shqipe dhe disa nga problemet e saj kryesore. Editoriali trajton sfidat që i paraqiten shqipes në epokën e globalizmit. Ndërsa artikujt e tjerë kanë cekur aspekte të ndryshme të studimeve gjuhësore, si: polemikat rreth dialekteve dhe unifikimit gjuhësor, ndikimet morfosintaksore të huaja në gjuhën shqipe, vlerat e fjalorëve të Sadulla Zendelit për gjuhën shqipe etj. Përveç problematikave dhe vlerave të gjuhës shqipe, në revistë lexuesi do të gjejë edhe studime letrare me vlerë: i pari rreth tipareve krahasimore midis eposit shqiptar e atij pers, ndërsa i dyti një krahasim mes fantastikes së Mitrush Kutelit dhe Nikolaj Gogolit.

Një vend i posaçëm dhe me vlerë në revistë u është kushtuar edhe personaliteteve të kulturës shqiptare. Në të janë pasqyruar analizë rreth veprës publicistike të Sami Frashërit, punim rreth ndikimit të figurës së Hoxhë Hasan Tahsinit në Kosovë, punim vlerësues i kontributit të personalitetit të shquar të shkollës shqipe Pandeli Sotirit si edhe vlerësime për figurën e Jup Kastratit, si personalitet i arsimit, i shkencës dhe i kulturës islame.

Ndër të tjera në revistë janë trajtuar edhe ngjarjet e rëndësishme historike të Shqipërisë. Në këtë numër revista ka përzgjedhur autorë që kanë trajtuar tema nga vendi por edhe nga bota si: urdhëresa e ushtrisë austro-hungareze ndaj kryengritjes shqiptare të 1916, aneksimi i Krimesë dhe lufta e "freskët" e lidhur me të, përsiatje të autorëve të huaj mbi shqiptarët si racën më të vjetër dhe më të veçantë të Ballkanit, trajtesa mbi rolin e Çamërisë dhe të çamëve në rrjedhën e historisë etj.

Revista ka sjellë për lexuesin edhe trajtimin e një sërë fenomeneve kulturore dhe sociale siç janë: dukuria e bashkësisë me ligjin dokësor shqiptar në eposin e kreshnikëve, studimin e një sërë veçorive psikologjike të servilëve dhe trajtimin e lidhjes shpirtërore personale të studiesit Kraja me jetimët. Për të gjithë dashamirësit e dijes revista ka lënë hapësirë një numër recencash për botime dhe një sërë opinionesh shkencore me interes për kulturën dhe shkencën shqiptare.

Lexo Revistën Univers nr 16 në Flipbook

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

 

For using special positions

Special positions is: sticky_left, stickey_right, notice, tool_bottom. You can use them for any module type. And to use, please go to Module Manager config your module to your desired postion.

You can disable by:

  • Go to Administrator » Template Manager » Your_Template » Tab: Advanced » Use special positions » select: No for all special positions
  • Go to Administrator » Module magager » Your_Module(by postion: sticky_left/stickey_right/notice/tool_bottom) » Status: Unpublish for that module

For customize module in special position

The solution is used Module Class Suffix. You can customize button, module content follow Module Class Suffix

Ex: Module Class Suffix: bg-white @bullhorn then:
- Class of buttom is 'icon-bullhorn'. If without @... the default is 'icon-pushpin'. You can find the full icons of usage at Font Awesome  
- Class of module is 'bg-white'

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family