wrapper

Me afrimin e muajit të Ramazanit, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam organizoi më dt. 11.06.2015 takimin me temë “Në pritje të muajit të Ramazanit”, në ambientet e Hotel Tirana International. Takimi u zhvillua nën moderimin e gazetarit Ermir Hoxha në formën e një bashkëbisedimi, përmes të cilit paneli i të ftuarve shpalosi para publikut të pranishëm aspektet më të rëndësishme të muajit të Ramazanit. Të ftuar ishin teologët Ahmed Kalaja dhe Sabahudin Jashari, mjeku Benard Shehu dhe nëndrejtori i AIITC z. Alban Kodra. Të pranishëm ishin intelektualë, studentë dhe besimtarë të moshave të ndryshme.

Takimin e çeli z. Kodra, i cili përcolli përshëndetjet e drejtorit të AIITC dr. Ramiz Zekaj dhe theksoi se ky aktivitet synon t’i ofrojë publikut informacione, orientime dhe këshilla mbi muajin e Ramazanit, si parapërgatitje për ta kaluar atë në formën më të mirë. Ai shtoi se ky muaj është shumë i rëndësishëm në jetën e besimtarit, sepse njeriu shkëputet disi nga rutina e përditshmërisë materiale dhe i krijon hapësirë vetes për të përmbushur vlerat shpirtërore.

Më pas moderatori i drejtoi imamit Ahmed Kalaja dy pyetje rreth qëllimeve që duhet të realizojë besimtari gjatë Ramazanit dhe se çfarë duhet të bëjë ai që t’i ruajë shprehitë e mira të fituara në Ramazan. Imami Kalaja sqaroi nëpërmjet ajeteve kuranore dhe haditheve profetike se disa nga objektivat kryesore të besimtarit gjatë për t’u arrirë gjatë Ramazanit janë: arritja e dashurisë Zotit, realizimi i përkushtimit, forcimi i lidhjes me Zotin dhe Fjalën e Tij dhe rregullimi i raportit me njerëzit. Dhe në përgjigje të pyetjes së dytë ai e shëmbëlleu Ramazanin me një kurs intensiv 1-mujor, i cili i edukon ndjekësit e tij me aftësi të caktuara. Por për këtë, duhet që çdo besimtar të përgatisë një program paraprak, të cilin ta zbatojë çdo ditë të Ramazanit, dhe kështu do të kalisë durimin e tij dhe do të fitojë shprehi që do të jenë të qëndrueshme në kohë.

Më tej, gazetari i drejtoi teologut dhe ligjëruesit Sabahudin Jashari disa pyetje rreth potencialit shpirtëror të Ramazanit dhe mënyrës se si mund të përfitohet prej tij maksimalisht. Teologu shpjegoi se muaji Ramazan është vatra hyjnore e sinqeritetit, sepse I Lartmadhërishmi e ka konsideruar agjërimin vepër që bëhet vetëm për hir të Tij, ndërkohë që asnjë vepër tjetër të mirë nuk e ka konsideruar kështu. Kjo, sepse agjërimi është çështje fshehtësie ndërmjet njeriut dhe Zotit, dhe askush përveç Zotit nuk e di nëse njeriu agjëron apo jo. Sipas tij, gjatë Ramazanit njeriu kalitet në këtë vatër hyjnore, që të realizojë me sukses misionin e tij në jetë, mision të cilin e ka skicuar më së miri Islami.

Pas fjalës së teologut, moderatori ia kaloi fjalën mjekut Benard Shehu dhe i kërkoi të përcillte për të pranishmit disa këshilla mjekësore në lidhje e Ramazanin. Dr. Shehu shpjegoi kategoritë e sëmundjeve dhe të gjendjeve shëndetësore që e bëjnë agjërimin të padetyruar. Njëherazi ai dha disa këshilla në lidhje me ushqimin gjatë Ramazanit, ku theksoi rëndësinë e ndjekjes së traditës profetike në të ngrënë. Theksoi vlerat e ushqimeve natyrale si hurmat e Arabisë, mjaltit, qumështit, kosit dhe produkteve brumore në çeljen e iftarit apo në ngrënien e syfyrit, me qëllim ruajtjen e ekuilibrit të trupit, pa e cenuar shëndetin e tij.

Në vijim të këshillave të Dr. Shehut, në takim foli edhe mjekja e njohur dr. Ruzhdie Qafmolla. Ajo foli mbi efektin e agjërimit në dezintoksikimin e organizmit dhe rolin e tij për çlirimin e insulinës dhe lehtësimin e diabetit. Në përfundim të takimit, për pjesëmarrësit u shpërnda libri “Muhamedi: Kush është ai” dhe broshura e kalendarë rreth Ramazanit dhe u shtrua dhe një koktej me hurma arabe.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

 

For using special positions

Special positions is: sticky_left, stickey_right, notice, tool_bottom. You can use them for any module type. And to use, please go to Module Manager config your module to your desired postion.

You can disable by:

  • Go to Administrator » Template Manager » Your_Template » Tab: Advanced » Use special positions » select: No for all special positions
  • Go to Administrator » Module magager » Your_Module(by postion: sticky_left/stickey_right/notice/tool_bottom) » Status: Unpublish for that module

For customize module in special position

The solution is used Module Class Suffix. You can customize button, module content follow Module Class Suffix

Ex: Module Class Suffix: bg-white @bullhorn then:
- Class of buttom is 'icon-bullhorn'. If without @... the default is 'icon-pushpin'. You can find the full icons of usage at Font Awesome  
- Class of module is 'bg-white'

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family