wrapper

×

Lajmerim

The was a problem converting the source image.
There was a problem rendering your image gallery. Please make sure that the folder you are using in the Simple Image Gallery Pro plugin tags exists and contains valid image files. The plugin could not locate the folder: media/k2/galleries/719

Për herë të parë zhvillohet në Shqipëri një ekspozitë që trajton aspektet shkencore të librit të shenjtë të Kuranit. E titulluar "Mrekullitë shkencore të Kuranit", ajo ngriti siparin e saj nëpërmjet ceremonisë hapëse të mbajtur në hollin qendror të Muzeut Historik Kombëtar ditën e hënë dt. 20.04.2015. Në të morën pjesë shumë qytetarë, personalitete të ndryshme të shkencës e kulturës, diplomatë, klerikë, studentë etj.

Ekspozita u organizua nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) në bashkëpunim me Komisionin Ndërkombëtar të Mrekullisë Shkencore në Kuran (KNMSH) – Komisioni i Grave, Xhedda. Pas Romës, Madridit dhe Vjenës, Tiranë është kryeqyteti i katërt evropian ku organizohet një event i tillë.

Ceremonia u përshëndet nga Drejtori i AIITC, Dr. Ramiz Zekaj. Pasi falënderoi pjesëmarrësit, ai theksoi se qëllimi i kësaj veprimtarie është evidentimi i fakteve shkencore të pamohueshme, mbi raportin e drejtë që ekziston ndërmjet besimit dhe shkencës. Sipas tij, feja është burim i fuqishëm i energjive shpirtërore humane që sjell paqe e stabilitet në shoqëri, prandaj dhe ekspozita e organizuar na bën thirrje që të prekim nga afër kumtimin e Lajmit që Zoti na porositi ta bëjmë me anë të dijes, logjikës e dialogut.

Më pas ceremonia u përshëndet nga prof. dr. Tahany Elzeyyat, pedagoge e kimisë në King Abd al-Aziz University, dhe njëherazi përfaqësuese e KNMSH. Pasi falënderoi përzemërsisht të pranishmit, ajo u shpreh tepër e kënaqur me organizimin dhe ndihmesën që ka dhënë Instituti në këtë drejtim.

Duke shfrytëzuar këtë aktivitet dhe natyrën e tij shkencore, AIITC akordoi gjatë tij çmimin "Hoxhë Hasan Tahsini" për merita të veçanta në fushën e shkencës, të edukimit dhe të kulturës. I konceptuar si një vlerësim karriere për personalitete të shquara që i kanë dhënë shumë shkencës, arsimit dhe kulturës, komisioni shkencor i ngritur pranë AIITC për këtë qëllim, përzgjodhi tre figura me kontribute të mëdha në mjekësinë shqiptare:
1- Mjeku i shquar Prof. Dr. Bedri Bylyku,
2- Mjekja Stomatologe e mirënjohur Prof. Dr. Ruzhdie Qafmolla
3- Mjeku i njohur nga Gjakova, Prof. Dr. Ali Iljazi.

Për secilin fitues u akordua një certifikatë dhe një çek me vlerë 1000 euro. Çmimet u dorëzuan respektivisht nga Kryetari i Komitetit të Kulteve z. Ilir Hoxholli, Nënkryetari i KMSH z. Bujar Spahiu dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave akademik Myzafer Korkuti.
Pasi u lexua një biografi e shkurtër e tre fituesve, u shpall edhe motivacioni i çmimit, i cili ishte: "Për merita të veçanta humane në karrierën e gjatë si mjek, për kontributin e vyer në zhvillimin e shkencave mjekësore dhe të shëndetësisë, si dhe për rolin e rëndësishëm në edukimin e profesionistëve të rinj dhe në fushën e kulturës e të mendimit islam."
Fituesit përshëndetën aktivitetin, shprehën mirënjohjen e tyre për Institutin si mbështetës i rëndësishëm i zhvillimeve në shkencën dhe kulturën shqiptare, si dhe çmuan lart besimin në Zot dhe përpjekjet e sakrificat që e bëjnë punën e mjekut të dobishme për njerëzimin.
Më pas të pranishmit vizituan ekspozitën, e cila përmban gjashtëdhjetë postera të përmasave të mëdha. Në secilin prej tyre shtjellohen aspekte dhe përshkrime të ndryshme shkencore që gjenden në vargjet kuranore dhe në fjalët e Profetit Muhamed (a.s.). Përveç posterave, vizitorët morën si dhuratë me dhjetëra broshura e fletëpalosje të përgatitura enkas për këtë rast.

Image Gallery

{gallery}719{/gallery}

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

 

For using special positions

Special positions is: sticky_left, stickey_right, notice, tool_bottom. You can use them for any module type. And to use, please go to Module Manager config your module to your desired postion.

You can disable by:

  • Go to Administrator » Template Manager » Your_Template » Tab: Advanced » Use special positions » select: No for all special positions
  • Go to Administrator » Module magager » Your_Module(by postion: sticky_left/stickey_right/notice/tool_bottom) » Status: Unpublish for that module

For customize module in special position

The solution is used Module Class Suffix. You can customize button, module content follow Module Class Suffix

Ex: Module Class Suffix: bg-white @bullhorn then:
- Class of buttom is 'icon-bullhorn'. If without @... the default is 'icon-pushpin'. You can find the full icons of usage at Font Awesome  
- Class of module is 'bg-white'

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family