wrapper

Përfitimi i kulturës islame drejtpërsëdrejti nga burimet e saj është një objektiv madhor për çdokënd që interesohet për këtë fushë të diturive. Nisur nga rëndësia e kësaj çështjeje, Instituti Shqiptar i Mendimi dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) organizoi në amfiteatrin e tij leksionin me temë: "Kultura islame dhe burimet e saj kryesore", të cilin e mbajti studiuesi i njohur i trashëgimisë islame, Mahmud Abdulkadir Arnauti. Në leksion morën pjesë akademikë, intelektualë, diplomatë dhe njerëz të interesuar në këtë fushë.

Z. Arnauti e hapi ligjëratën e tij me një njohje të shkurtër të kulturës islame dhe të natyrës së saj që rrjedh nga Shpallja Hyjnore. Pastaj, vazhdoi duke i sqaruar me radhë burimet e kësaj kulture botërore.
Ai e cilësoi gjuhën arabe si çelësin e kulturës islame, pa të cilin ajo nuk mund të mësohet e të kuptohet siç duhet. Dhe këtë pohim e argumentoi me faktin se dy burimet kryesore të kulturës islame janë Kurani dhe thëniet e Profetit Muhamed (a.s.), të cilat janë shkruar në arabisht, së bashku me korpusin e tërë të literaturës që është marrë me studimin dhe interpretimin e këtyre dy burimeve.

Më pas, ai shpjegoi në mënyrë të përmbledhur burimet e tjera të kulturës islame, të cilat janë:
- Jurisprudenca islame me larminë e shkollave të saj;
- Jetëshkrimi i Profetit Muhamed a.s. dhe literatura përkatëse;
- Literatura historike dhe letrare islame, që përfshin një peridhë të gjerë, deri në rënien e Perandorisë Osmane;
- Literatura terminologjike, e cila studion kuptimet e termave që kanë përdorur në librat e tyre autorë e disiplinave të ndryshme të shkencave islame.

Sipas lektorit, studimi i këtyre burimeve është rruga e saktë për të përvetësuar siç duhet kulturën Islame.
Në shpjegimet e tij Dr. Arnauti dha informacione mjaft intresante, siç është fakti se në bibliotekat e botës islame dhe më gjerë ekzistojnë rreth tre milionë libra dorëshkrime islame, nga të cilat kanë parë dritën e redaktimit e të botimit vetëm 600 mijë syresh. Në fund të ligjëratës u dha mundësia që të pranishmit të shtronin pyetje.

Duke qenë se z. Arnauti ushtron aktivitetin e tij tashmë si hulmtues i trashëgimisë kulturore islame në Ballkan, një nga pyetjet ishte rreth gjendjes së dorëshkrimeve islame në këto vende. Përgjigjja e z. Arnauti ishte se në Sarajevë ekziston numri më i madh i dorëshkrimeve arabo-islame e më pas në Kosovë, ndërsa dorëshkrimet më të rralla gjenden në Arkivin e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.

Në mbyllje të takimit, të pranishmit morën dhuratë botime të z. Arnaut dhe e vijuan diskutimin e tyre, duke admiruar punimet artistike të paraqitura në ekspozitën e pikturave konkurruese për "Çmimin AIITC 2014", në ditën e saj të fundit nën shoqërimin e kokteilit të përgatitur për këtë rast.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

 

For using special positions

Special positions is: sticky_left, stickey_right, notice, tool_bottom. You can use them for any module type. And to use, please go to Module Manager config your module to your desired postion.

You can disable by:

  • Go to Administrator » Template Manager » Your_Template » Tab: Advanced » Use special positions » select: No for all special positions
  • Go to Administrator » Module magager » Your_Module(by postion: sticky_left/stickey_right/notice/tool_bottom) » Status: Unpublish for that module

For customize module in special position

The solution is used Module Class Suffix. You can customize button, module content follow Module Class Suffix

Ex: Module Class Suffix: bg-white @bullhorn then:
- Class of buttom is 'icon-bullhorn'. If without @... the default is 'icon-pushpin'. You can find the full icons of usage at Font Awesome  
- Class of module is 'bg-white'

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family