wrapper

Së bashku me besimin islam, në trojet shqiptare gjallëroi një kulturë e re materiale e shpirtërore që tipizoi e pasqyroi mënyrën e jetesës sipas normave e parimeve islame.

Për pasqyrimin e kësaj kulture pranë AIITC-së ka nisur zbatimi i projektit: Muzeu i kulturës islame, ideuar si model i një qyteze tipike islame në ndërthurje e harmoni të të gjitha elementeve arkitektonike urbane, social-kulturore, zejtare, tregtare etj.Brenda këtij muzeu, vizitori e ndjen veten në ansamblin e një mjedisi ku konfigurohet e prezantohet kultura islame si arritje e një qytetërimi të hershëm dhe bashkëkohor, me xhami, institucione social-kulturore islame, biblioteka dhe shkolla me gjithë inventarët e tyre.

Vizitori njihet me arritjet kryesore dhe përfaqësuesit kryesorë në fushën e zhvillimeve të kulturës islame ndër shekuj në vendet e botës islame.

Në muze pasqyrohet peizazhi islam në panoramën e qyteteve shqiptare me foto e makete të qendrave urbane islame, me xhami, ndërtesa, institucione, me harta të dinamikës së përhapjes së besimit islam dhe të shtrirjes së kulturës islame në trojet shqiptare.

Vizitori njihet me personalitetet dhe përfaqësuesit kryesorë të kulturës islame ndër shekuj dhe veprën e tyre si trashëgimi kulturore.

Kultura islame si element esencial i një qytetërimi, si kulturë materiale e shpirtërore e prodhuar ndër vite arrin deri në ditët tona, e trupëzuar në kulturën tonë kombëtare e ngjizur si mënyrë jetese, në doke, zakone, në veshje. Muzeu ekspozon gjerësisht këtë pamje të botës shqiptare.

Në kompleksin muzeal bëjnë pjesë antikuarët dhe arkiva, përfaqësuar kryesisht nga libra e dorëshkrime të hershme e relikte me vlera historike.

Muzeu është në pasurim të vazhdueshëm me eksponante, objekte e dokumentacion muzeal. Kjo është realizuar edhe falë akt-dhurimeve të tyre prej familjesh muslimane.

 

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

 

For using special positions

Special positions is: sticky_left, stickey_right, notice, tool_bottom. You can use them for any module type. And to use, please go to Module Manager config your module to your desired postion.

You can disable by:

  • Go to Administrator » Template Manager » Your_Template » Tab: Advanced » Use special positions » select: No for all special positions
  • Go to Administrator » Module magager » Your_Module(by postion: sticky_left/stickey_right/notice/tool_bottom) » Status: Unpublish for that module

For customize module in special position

The solution is used Module Class Suffix. You can customize button, module content follow Module Class Suffix

Ex: Module Class Suffix: bg-white @bullhorn then:
- Class of buttom is 'icon-bullhorn'. If without @... the default is 'icon-pushpin'. You can find the full icons of usage at Font Awesome  
- Class of module is 'bg-white'

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family